back to top
Tuesday, December 9, 2025
BallinaLajmeMass telefonon Kurtin: Dialogu për normalizim me Serbinë është kyç për perspektivën...

Mass telefonon Kurtin: Dialogu për normalizim me Serbinë është kyç për perspektivën evropiane të Kosovës

Të ngjajshme

Nesër temperaturat deri në 10 gradë Celsius

Të martën pritet të mbajë mot i vranët dhe...

Ngjarjet e datës, çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Mbahet Java e Ekonomisë Formale dhe Tregtisë së Ndershme,...

Moti sot: Vranët, por me diell

Nga dita e sotme pritet stabilizim i kushteve meteorologjike.  Siç...

Kryediplomati gjerman, Heiko Maas ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Kurti të cilit i ka thënë se dialogu me Serbinë mbetet kyç në perspektivën evropiane.

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë përmes një postimi në Twitter kanë njoftuar se në bisedën telefonike Ministri i Jashtëm gjerman i ka thënë kryeministrit Kurti se dialogu me Serbinë i udhëhequr nga BE-ja mbetet kyç për perspektivën evropiane të Kosovës.

“Është një nga prioritetet kryesore për Gjermaninë të sigurojë një perspektivë brenda BE-së për shtetet e Ballkanit Perëndimor, Ministri i Jashtëm Heiko Maas i tha Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në një telefonatë sot. Dialogu i normalizimit me Serbinë i udhëhequr nga BE mbetet vendimtar për këtë qëllim”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz