BallinaLajmeZhvillimet në Jerusalem, reagon edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava

Zhvillimet në Jerusalem, reagon edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava

Të ngjajshme

Trump: Marina e Iranit është reduktuar në varka të vogla me mitralozë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nëse Shtetet...

“Përtej hekurave”

Nga Driton Fejzullahu Mbrëmë isha në Shkup, në shfaqjen me...

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi,...

Kreu i Bashkësisë Islame Naim Tërnava ka folur për situatën në Jerusalem, duke theksuar se eskalimi i konfliktit nga i cili u morën jetë të njerëzve të pafajshëm palestinez nga radhët e civilëve në fund të muajit të madhëruar të Ramazanit dhe në prag të festës së Fitër Bajramit dëmton përpjekjet për marrëveshje mes dy popujve.

Ai thotë se Jerusalemi është vendi i të gjitha feve e besimeve monoteiste, e si i tillë duhet të jetë edhe vend i bashkëjetesës e mirëkuptimit.

Njoftimi i plotë:

Me shqetësim kam përcjell eskalimin e situatës në Jerusalem që filloi me dëbimin e dhunshëm të palestinezëve nga shtëpitë e tyre në Sheik Jarrah për të vazhduar me atakimin dhe përdhosjen e institucionit të xhamisë së shenjtë Al- Aksa.

Shpreh brengën time të thellë dhe të besimtarëve mysliman për dhunën e ushtruar ndaj banorëve palestinez në Jerusalem dhe në territoret palestineze.

Eskalimi i konfliktit nga i cili u morën jetë të njerëzve të pafajshëm nga radhët e civilëve në fund të muajit të madhëruar të Ramazanit dhe në prag të festës së Fitër-bajramit dëmton përpjekjet për marrëveshje mes dy popujve.

Jerusalemi është vendi i të gjitha feve e besimeve monoteiste, e si i tillë duhet të jetë edhe vend i bashkëjetesës e mirëkuptimit.

Lutemi që sa më parë Jerusalemi , Al-Aksa, dhe objektet tjera të kultit të gjejnë qetësinë, ndërsa banorët e Jerusalemit të gjejnë paqen e sigurinë.

Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz