back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeMinistrja e Ekonomisë paralajmëron se brenda muajsh do të zgjidhet problemi i...

Ministrja e Ekonomisë paralajmëron se brenda muajsh do të zgjidhet problemi i mospagimit të rrymës në veri

Të ngjajshme

Shqipëria fiton, ngjitet mbi Serbinë që u shkatërrua nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër...

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria amerikane, jo nga Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj...

Laçi: Shpresoj të shënojmë ndaj Serbisë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi ka folur...

 Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur...

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli iu është përgjigjur pyetjeve të deputetëve lidhur me atë se a do të vepron diçka Qeveria që të gjendet një zgjidhje për mos pagesën e energjisë elektrike nga serbët në veri të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Rizvanolli ka thënë se duhet të gjendet një zgjidhje afatgjatë për këtë çështje, në mënyrë që të gjithë konsumatorët të trajtohen të barabartë.

“Mendoj që edhe në fillim kur fola isha e qartë, duhet të gjetur një zgjidhje afatgjatë që e rregullon konsumin në veri, që i trajton të gjithë konsumatorët të barabartë. Mendoj që të gjithë jemi të barabartë, duke përfshirë këtu edhe pagesën e energjisë elektrike”, tha ajo.

Megjithatë, ministrja e Ekonomisë thotë se për të gjetur një zgjidhje iu duhen disa muaj. Kjo çështje sipas saj është e ndërlikuar, e se tashmë kanë nisur takime me palën kosovare.

“Do të duhen muaj, operacionalizimi i zgjidhjes do të varet nga disa faktorë janë çështje të ndërlikuara teknike e politike. Jemi ulur me të gjitha palët kosovarëve me institucionet kosovare një nga një sepse mendojmë që është shumë e rëndësishme para se të aktivizojmë grupin punues, ne si palë kosovare, duhet ta kemi një propozim të qartë për hapat e ardhshëm, të hapim me një zë. Duhet të aktivizohet grupi punues”, tha Rizvanolli./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz