back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeE dhimbshme: Vdes në Turqi i riu kosovar, kishte shkuar për t’u...

E dhimbshme: Vdes në Turqi i riu kosovar, kishte shkuar për t’u shëruar

Të ngjajshme

Arrestohen dy persona në Obiliq, në veturë iu gjeten armë e fishekë

Dy persona janë arresuar në rrugen “Hasan Prishtina” në...

E dërgoi për ta servisuar, pronari thotë së ia vodhën veturën

Një burrë ka raportuar në polici se vetura e...

Trump rrit tarifat amerikane për importet e Koresë së Jugut në 25%

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do...

Ka ndërruar jetë nga sëmundja e Leukemisë Akute i riu kosovar, Dren Ukshini, bëjnë të ditur familjarët e tij.

Prej një vit e gjysmë ai po trajtohej në shtetin e Turqisë, me ç’rast po luftonte me sëmundjen e tij.

Dreni njihet si një djalosh tejet pasionant dhe një tifoz i zjarrtë i Klubit Futbollistik “Drita” dhe me këtë rast ka lënë të pikëlluar mijëra anëtarë ‘bardhekaltër’.

Edhe tifo grupi “Intelektualët” përmes një publikimi në llogarinë e tyre u kanë shprehur ngushëllime gjithë familjarëve dhe anëtarsisë së tyre.

“Intelektualë dhe qytetarë të Gilanit ju njoftojmë se sot ndërroi jetë një tifoz dhe kampion i vërtetë i klubit tonë.

Dreni na la zbrasur një vend në tribina por asnjëherë në zemrat tona. Do të kujtojmë gjithmonë Dren Kampioni!

Intelektualët shprehin ngushëllime familjës Ukshini dhe gjithë shoqërisë”, thuhet në njoftim.

Të Fundit

Sport

ShowBiz