back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmePas Demakve lirohen nga burgu edhe vëllëzërit Demaj

Pas Demakve lirohen nga burgu edhe vëllëzërit Demaj

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

7 ditë pasi u liruan nga burgu ish-kryetari i Drenasit Nexhat Demaku si dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Fadil Demaku, janë liruar nga burgu edhe Agim, Driton, Bashkim dhe Selman Demaj.

Lajmin e ka bërë të ditur asamblisti i kuvendit Komunal të Drenasit, Petrit Gashi, përmes rrjetit social Facebook.

“Me gëzim të madh e prita lajmin për lirimin e vëllezërve Demaj nga burgu në të cilën padrejtësisht janë akuzuar dhe dënuar. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte dhe mbetet njëra nder historitë me krenare të kombit tonë, prandaj protagonistet e saj sado që ti përndjekin një ditë Drejtësia do vendoset në vend”, ka shkruar Gashi.

Vëllëzerit Demaj ishin dërguar në burg për vuajtje dënimi, për të ashtuquajturin ‘Grupi i Drenicës’

Dy vite më parë, OVL e UÇK kishte reaguar duke thënë, se për më shumë se një dekadë, ishii dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht ka organizuar komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas tyre, edhe grupi i Drenicës ishte dënuar pa prova materiale, me vetëm një deklaratë të një pale, e që është absurd i drejtësisë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz