BallinaJetëHistoria e pabesueshme: Djalin 5-vjeçar e zuri gjumi në tren dhe humbi...

Historia e pabesueshme: Djalin 5-vjeçar e zuri gjumi në tren dhe humbi familjen, ribashkohet 25 vjet më vonë

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Një djalë të vogël nga një familje e varfër në Indi e zuri gjumi në një tren dhe kur u zgjua e gjeti veten 1000 milje larg shtëpisë. Sado e pabesueshme mund t’ju tingëllojë, është e vërtetë. Djali quhej Saro dhe ishte vetëm pesë vjeç.

Për disa kohë jetoi rrugëve derisa një polic e mori dhe e çoi në jetimore. Shpejt Saro gjeti një familje të re. Ai u adoptua nga një çift australian dhe filloi një jetë të re në Tazmani. Vite më vonë, pasi Saro u rrit dhe ishte një djalosh i ri, normalisht që kishte një dëshirë të zjarrtë të mësonte më shumë për familjen dhe origjinën e tij.

Prandaj nisi një kërkim duke përdorur si mjet orientues “Google Earth”. E dëgjuat shumë mirë përdori “Google Earth”. Saro nuk e kishte harruar nënën e tij biologjike. Imazhi i saj i shfaqej herë pas here vazhdimisht. U nis ta kërkonte me një çantë krahëve dhe një laptop. Ishte shumë i vendosur dhe iu fiksua që do e gjente familjen e tij me patjetër.
Përdori njohuritë që kishte në matematikë për të bërë llogaritur koordinatat si dhe gjithçka, çdo kujtim që i vinte ndër mend nga vendi i lindjes. Pas një kohe të gjatë kërkimi, Saro më në fund e gjeti vendlindjen e tij, një fshat në Indinë Qendrore, dhe aty kujtimet filluan t’i shfaqeshin radhë pas radhe.

Pylli ku luante, tempulli ku familja e tij lutej, ura e vogël, muri me tulla dhe aty mes njerëzve në treg u takua me nënën e tij biologjike.

Mund t’i imagjinojmë shumë mirë emocionet që ndjenë nënë e bir. Pas 25 vitesh gjetën njëri-tjetrin. Në një intervistë vite më vonë, Saro është shprehur: “Doja t’i thosha, e di që më ke kërkuar, por unë kalova tërë jetën duke të kërkuar ty”.

Tashmë Saro ka dy familje dhe jetën e tij e ka ndarë mes Australisë dhe Indisë. Ai e do nënën e tij biologjike, por do gjithashtu shumë edhe prindërit adoptues. Historia e Saros ka frymëzuar mijëra persona. Ai madje ka shkruar një autobiografi e cila u bë edhe film tepër i suksesshëm, ku luan edhe aktorja e njohur Nicole Kidman. Morali i historisë: “Familja është gjëja më e shtrenjtë që kemi dhe me kurajo dhe vendosmëri mund të arrini gjithçka”.foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz