back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmePamje se si u gjuajtën me armë në Mitrovicë ku mbeti i...

Pamje se si u gjuajtën me armë në Mitrovicë ku mbeti i vdekur një person

Të ngjajshme

Abdixhiku: Do të përfundojmë magjistralen Klinë- Gjakovë

“Dukagjini do të ketë prioritet në lidhjen infrastrukturore, në...

Rashica shënon supergol në Turqi

Skuadra e Besiktasit ka shënuar gol ndaj Rizesporit në...

Ali Ahmeti e fiton edhe një mandat si kryetar i BDI-së

Ali Ahmeti është rizgjedhur sërish si kryetar i Bashkimit...

Muslija shënoi një supergol sot në Bundesliga 2, direkt nga gjuajtja e këndit

Skuadra e Dusseldorfit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Greuther...
- Advertisement -

Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pas njq incidenti me armë zjarri në Mitrovicë.

Jepi Zë ka publikuar disa fotografi nga vendi i ngjarjes kur ka ndodhur momenti i incidentit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 të së shtunës, ndërsa Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës ka dhënë detaje shtese për Indeksonline.

“Rreth orës 11:27, policia në Mitrovicë është njoftuar për një rast në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë ku është përdorur arma e zjarrit. Njësitë policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes.”

“Policia ka kuptuar se një person mashkull kosovar, ka shtënë në drejtim të tre personave të cilët janë të plagosur, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Gjithashtu edhe i dyshuari është i lënduar, i njëjti është arrestuar nga njësitë policore dhe është dërguar për tretman mjekësor.”

“Raportohet se një nga të plagosurit ka ndërruar jetë. Njësitet policore po vazhdojnë ta trajtojnë rastin”, ka thënë Zahiti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz