back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaRegjionaleDrenasAlbin Kurti emëron edhe dy zëvendësministra, njëri është nga Drenica

Albin Kurti emëron edhe dy zëvendësministra, njëri është nga Drenica

Të ngjajshme

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar edhe dy zëvendësministra, bëhet fjalë për të Mentor Arifaj, zëvendësministër i Ekonomisë dhe Blerim Gashani, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Kësisoj numri i zëvendësministrave në qeverinë “Kurti”, ka shkuar në 21.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar dy zëvendësministra, të cilëve u ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre. Zëvendësministrat e emëruar janë: Z. Mentor Arifaj, zëvendësministër i Ekonomisë; Z. Blerim Gashani, zëvendësministër i Punëve të Brendshme. Deri më tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 21 zëvendësministra”, thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit.

Shkon në 21 numri i zëvendësministrave në Qeverinë “Kurti II”

Blerim Gashani u lind më 25 dhjetor 1974 në fshatin Tërstenik, komuna e Drenasit. Shkollimin fillor e kreu në fshatin e tij, ndërsa atë të mesëm në Drenas. Fillimisht, ka studiuar për Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Universitetin e Prishtinës, pastaj Studimet Themelore për Komunikim Masiv dhe Gazetari i kreu në Universitetin AAB, ku është duke vijuar studimet Master.

Midis datës 9 dhjetor 1994 dhe 27 shkurt 2000, ka punuar si mësimdhënës në shkollën fillore “Zenel Hajdini”, Tërstenik. Pastaj nga 28.02.2000 deri më 16.12.2008, ka punuar në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe pastaj, ndërmjet 23.12.2008 dhe 31.07.2014, ka punuar për Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX).

Nga data 1 gusht 2014 e deri më sot, punon për NI-CO, një organizatë qeveritare e Mbretërisë së Bashkuar, që ka shumë projekte në Republikën e Kosovës, sidomos të lidhura me siguri dhe drejtësi. Ka botuar recensione për libra të ndryshme të publikuara. Ai ka përvojë të bujshme si redaktor, korrektor dhe lektor i gjuhës standarde shqipe në botime të ndryshme akademike e publicistike.

Deri më tani, përveç qindra artikujve gazetareskë të botuar në median e shkruar dhe elektronike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ai ka botuar edhe dy libra: “Vjeshtë e ngrime” – në bashkautorësi, Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”, më 2017, dhe “Kronikë e rrënimit të Kosovës”, botuar nga Shtëpia Botuese “Magjia e Librit”, më 2020. Blerimi është përfaqësues i Iniciativës së Vjosa Osmanit në listë.

Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz