BallinaLajmeEskalon ish-deputetja e PDK-së, e quan Vjosa Osmanin të sëmurë dhe të...

Eskalon ish-deputetja e PDK-së, e quan Vjosa Osmanin të sëmurë dhe të pavlerë

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Safete Hadërgjonaj, ka përdorur gjuhë denigruese në një koment për presidenten e vendit, Vjosa Osmani, duke e quajtur atë të sëmurë dhe të pavlerë.

Në një postim të deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, e cila kritikoi Osmanin për mos përmendjen e procesit që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi, në takimin e saj me ish-presidentët e Kosovës, Hadërgjonaj komentoi duke thënë se dëshiron të besojë se do të vetëdijësohen të gjithë e të ngrisin zërin kundër ‘kësaj presidenteje të sëmurë me qenë e para, pa kurrfarë merite’, shkruan Reporteri.net.

“Po du me besu qe do te vetedijesohen te gjithe e te ngrisin zerin kunder kesaj presidentje te semure me qene e para, pa kurrefare merite. Ndoshta nje dite ne vend se te protestohet per thenjet e Faik Konices, protestohet kunder atyre qe neperkembin vlerat e ketij vendi”, ka shkruar Hadërgjonaj.

Ajo tutje tha se presidenti Thaçi dhe të tjerët që gjenden në dhomat e paraburgimit në Hagë, po sakrifikohen edhe sot për shtetin e Kosovës.

“Mundi e sakrifica e tyre ka me ua thy qafen njerezve te pavlere si soji i kesaj, e ata bashke me shtetin e Kosoves kane me triumfu.”, shkruan tutje ish-deputetja e PDK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz