Edhe një profesor nga Skenderaj ka humbur jetën si shkak i infektimit me Covid. Bëhet fjalë për mësimdhënësin, Xhemajl Gashi, i cili ishte profesor në shkollën e mesmet teknike “Anton Çetta” në Skenderaj, shkruan Drenica Press.
Lajmin për ndarjen nga jeta e ka kumtuar vet drejtoria e shkollës “Anton Çetta” duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Gashi, si dhe për të falenderuar për punën e tij profesionale ndër vite, përcjellë Drenica Press.
