BallinaLajmeNaser Rafuna i pikëlluar për vdekjen e Luran Ahmetit, poston amanetin e...

Naser Rafuna i pikëlluar për vdekjen e Luran Ahmetit, poston amanetin e Leze Qenës

Të ngjajshme

Zyrtarët: SHBA-ja do të dërgojnë mijëra trupa shtesë në Lindjen e Mesme

Ushtria e Shteteve të Bashkuara do të dislokojë mijëra...

Rama mbjell lule bashkë më fëmijët e kryeqytetit në ditën e parë të pranverës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mbjellë lule në...

Dy nga tre kosovarët që vdiqën tragjikisht në Vjenë varrosen sot

Pajtim Bajrami dhe Asllan Musliu, dy nga tre shtetasit...

Aktori Naser Rafuna ka kujtuar aktoren e ndjerë, Leze Qena, me anë të një statusi në Facebook.

Rafuna ka kujtuar një amanet të Qenës të cilin ai thotë se e coi në vend.
“Ishe fundi i muajit shkurt 2020…një muaj para ndarjes së kësaj zonje që, krejt cfarë kujtojmë ishte buzëqeshja e saj. Pas dy cing, nuk u lajmërove si zakonisht e pastaj më thirre e biseduam. E njofta nga zëri që nuk ishte mirë. Kërthiza thoshte-kam problem në kërthizë. U nisa me ardhë me të pa,i thashë! Jo jo jo jo djali jem.. se shihemi në javën tjetër. Vullnetplota!!!Më tha: “Një skenë të vogël në exterier me pasë në javën tjetër,se ma shumë sdi a kam fuqi. Edhe serialin mos e ndalni kurrë se, në çdo projekt, gjithmonë jam knaq, jam knaq po tu qesh me të tjerët, a te “Çka Ka Shpija” knaqna ma së shumti se ju boj juve me qesh me “budallakitë e mija”.Mos mi qitni fjalët cka po flas.Jemi ma të mirët…edhe ngom djali jem,një kingj qaty ku po i pren ti,një qasi du une kësaj rradhe me e sjellë në javën tjetër me e qeros ekipën”.”, shkroi ai.

“Leze, as nuk erdhe në prova, as nuk e hangrëm kingjin prej teje. Në fakt, “nijetin” ta kam dërgu në vend, e pata sjellë atë kingj për ekipën,në vend tanin e qe tash po e zbuloj se nuk e ka ditë askush. Ty dhe Ademit, do të ju përkujtojmë gjithmonë ekipa jonë. E e di se ti s’ke qjef këso përkujtime me ti bo, qysh edhe thojshe:” Kur të vdes,kam qjef me m’përkujtu tu u knaq,me tavolinën plot hahaha”. Gjithmonë do të përkujtojmë si më e mira, kurrë nuk e hidhërove askënd nga ne dhe gjithmonë ishe shembulli më i miri i një njeriu me energjinë më pozitive“, shtoi Rafuna.

Tutje ai shprehu ngushëllime dhe për aktorin Luran Ahmeti i cili ndërroi jetë nga koronavirusi.

“Ndërsa sot na paska lënë neve në këtë botë edhe kolegu dhe shoku, aktori Luran Ahmeti. Zoti e Mëshiroftë. Ngushëllime familjës dhe komunitetit për këto humbje të mëdha”, tha ai. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz