BallinaLajmeCertifikimi përfundimtar i zgjedhjeve do të bëhet nesër në ora 10

Certifikimi përfundimtar i zgjedhjeve do të bëhet nesër në ora 10

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar se zgjedhjet do të certifikohen në nesër në ora 10:00.

KQZ nesër mban mbledhjen e radhës ku në rend të ditës ka certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Zgjedhje këto, të parakohshme, që u mbajtën më 14 shkurt 2021.

“Ju njoftoj se të shtunën (13 mars 2021, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është: Certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt 2021”, tha Elezi për GazetaBlic.

Kujtojmë se deri tash sipas rezultatet që janë publikuar në faqen e KQZ’së, fituese e zgjedhjeve ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, ku ka marrë rreth 50 për qind të votave.

E dyta vjen PDK’ja, me rreth 17 për qind të votave. Pastaj LDK’ja me 13 për qind dhe në fund AAK’ja që mori rreth 7 për qind të votave.

Nisma e Fatmir Limajt nuk arriti të kalojë pragun duke marrë veç 2 për qind të votave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz