BallinaLajmePesë shtete të BE-së pezullojnë vaksinën që pritet ta marrë Kosova pas...

Pesë shtete të BE-së pezullojnë vaksinën që pritet ta marrë Kosova pas rasteve të koagulimit të gjakut

Të ngjajshme

Trump: Marina e Iranit është reduktuar në varka të vogla me mitralozë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nëse Shtetet...

“Përtej hekurave”

Nga Driton Fejzullahu Mbrëmë isha në Shkup, në shfaqjen me...

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi,...

Rregullatori i ilaçeve në Austri e ka pezulluar përdorimin e dozave të vaksinës së kompanisë AstraZeneca pasi katër pacientë u diagnostikuan me koagulim të rrezikshëm të gjakut pasi e morën këtë vaksinë.

Katër shtete tjera – Luksemburgu, Estonia, Lituania dhe Letonia – gjithashtu e pezulluan përdorimin e kësaj vaksine në mënyrë që të ofrohet kohë për një komision të Agjencisë Evropiane të Ilaçeve që të kryejë hetime.

Rregullatori evropian i ilaçeve tha se sipas hulumtimeve preliminare, grupi i vaksinave në Austri ka pak gjasë të ketë pasur lidhje me vdekjen e një infermiereje 49-vjeçare, e cila e mori vaksinën e AstraZeneca-s, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Me këtë vaksinë, e cila do të prodhohet nga Instituti “Serum” në Indi, pritet të furnizohet edhe Kosova, por nuk dihet se kur saktësisht do të arrijnë dozat e para. Këto doza në Kosovë pritet të arrijnë si pjesë e programit COVAX.

Infermierja vdiq në Austri nga tromboza e shumëfishtë – koagulimi i gjakut në enët e gjakut – dhjetë ditë pasi u vaksinua, njoftoi Agjencia Evropiane e Ilaçeve.

Një paciente tjetër u diagnostikua me embolizëm pulmonar, me ç’rast krijohen bllokada në arteriet e mushkërive, por gjendja e saj është duke u përmirësuar.

Deri të martën, edhe dy raste tjera të pacientëve me koagulim të gjakut janë identifikuar nga grupi që ka marrë dozat e pakos së njëjtë të vaksinave.

Agjencia evropiane tha se tash për tash nuk ka dëshmi që vaksina i ka shkaktuar këto probleme shëndetësore te pacientët dhe se tromboza nuk është në listën e efekteve të mundshme anësore të vaksinës.

Sipas kësaj agjencie, pjesë e grupit të vaksinave që u përdorën në Austri janë një milion doza që janë shpërndarë në 17 shtete të Bashkimit Evropian.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz