back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmePërfundon rinumërimi i votave me kusht dhe të diasporës për kandidatët e...

Përfundon rinumërimi i votave me kusht dhe të diasporës për kandidatët e AAK-së

Të ngjajshme

Amazon planifikon të reduktojë stafin e punës

Gjigandi i teknologjisë, Amazon, planifikon të shkurtojë stafin e...

Aksioni në Malishevë, deri më tani raportohet se janë ndaluar 18 komisionerë

Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me Njësinë e...

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar zbatimi i vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për të rinumëruar vendvotimet e caktuara nga ky institucion.

Në një konferencë për medie, Elezi ka bërë të ditur se 141 vendvotime janë në proces të rinumërimit pas vednimit të PZAP-së, ku shtatë prej tyre janë me vendim të KQZ-së, shkruan Reporteri.net.

Elezi ka thënë se gjatë ditës së djeshme ka filluar rinumërimi i votave me kusht dhe sot në mesditë ka përfunduar rinumërimi i votave të diasporës për kandidatët e AAK-së.

“Dje kemi filluar me numërimin e votave me kusht dhe sot në mesditë kemi përfunduar edhe numërimin e votave që kanë ardhur nga jashtë vendit. Kështu ka qenë vendimi i PZAP për të rinumëruar vetëm votat e kandidatëve të subjektit politik AAK”, tha Elezi.

Sipas tij, e rëndësishme është që ky proces të përfundojë së shpejti, sepse bëhet fjalë për rinumërim të pjesërishëm dhe jo të plotë i cili do të merrte shumë kohë.

Sa i përket rezultateve të rinumërimit, Elezi thotë se do të publikohen nga KQZ-ja sapo ato të jenë të gatshme. /Reporteri.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz