BallinaLajmeTrupi i Murat Jasharit dërgohet për obduksion

Trupi i Murat Jasharit dërgohet për obduksion

Të ngjajshme

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Ekspozita për masakrat, Maliqi: Gashi është sharlatan, të mos merret zhag me vete edhe Kandiqi

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, duke reaguar lidhur...

Trupi i pajetë i Murat Jasharit, i cili ka vdekur të mërkurën, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Vdekjen e tij, Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka cilësuar si “vdekje të dyshimtë”.

Lajmin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

“Lidhur me këtë rast ju njoftojmë se prokurorja kujdestare e Departamentit të Krimeve të Renda, ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obdukim në IML”, thuhet në përgjigjen e saj.

Murat Jashari ka vdekur të mërkurën në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Atij në shkurt të këtij viti i ishte shqiptuar masa e detyrueshme e trajtimit psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, derisa po gjykohej në rastin “Syri i Popullit” – tentim vrasje të rëndë në tentativë ndaj Azem Vllasit dhe mbajtje në pronësi të armës.

Departamenti special i Gjykatës Themelore kishte vendosur që masa e trajtimit psikiatrik të vazhdonte bazuar nga rekomandimet e ekspertëve të institutit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz