back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeGruaja tentoi ta fshihte çantën me para, policia i gjeti në dhoma...

Gruaja tentoi ta fshihte çantën me para, policia i gjeti në dhoma e tualet

Të ngjajshme

“Liria ka Emër” merr mbështetje edhe nga Gjakova për marshin “Drejtësi, jo politikë”

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka...

Antonio Conte i përgjigjet Diego Costas pasi ai kritikoi jetën e tij seksuale

Trajneri italian, Antonio Conte, i është përgjigjur futbollistit Diego...

Gadimja në zi, 10-vjeçari Zejn Zejnullahu humbi jetën tragjikisht pasi rrëshqiti në lumë

Gadimja në zi, 10-vjeçari Zejn Zejnullahu humbi jetën tragjikisht...

Trajneri i skudrës franceze i njofton futbollistët se ka marr vendim të largohet

Trajneri i skuadrës franceze, Saint-Etienne, Eirik Horneland ka njoftuar...

Rreth 400 mijë euro kesh janë sekuestruar sot në aksionin e Policisë së Kosovës, i zhvilluar në disa lokacione të vendit. Paratë janë gjetur në dy lokacione në Gjilan e Batllavë, në këtë të fundit gruaja e të dyshuarit ka tentuar t’i fshehë.

Drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Kundër Korrupsionit, Nazim Sahiti, në një bisedë për Gazetën Express tha se paratë janë gjetur nëpër dhoma dhe në tualet.

“Paratë janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarve, në Batllavë dhe Gjilan. Janë gjetur në dhomë, në tualet, një vend gruaja e të dyshuarit ka tentuar me i fsheh paratë, kjo e fundit ka ndodh në Batllavë”, konfirmoi për Express Sahiti.

Nga operacioni i zhvilluar u prangosën 12 persona, nga kjo shifër 10 janë persona zyrtarë dhe 2 qytetarë.

Kryeprokurori i Shetit, Aleksandër Lumezi, me anë të një konference të jashtëzakonshme për media tha se përveç parave janë sekuestruar edhe vetura, telefona, lap-topë, kompjuterë etj.

Lumezi tha se të arrestuarit dyshohen për keqpërdorim të subvencioneve, marrje dhe dhënie të ryshfetit, keqpërdorim të detyrës zyrtare etj.

Teksa shtoi se grumbullimi i informacioneve për këtë aksion ka nisur nga muaji janar

Aksioni nisi sot në në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Prishtinë, për të vazhduar në lokacione të tjera.

Inicialet e të arrestuarve: H.M, K.Z, A.N, S.SH, L.S, S.S, D,A, B.N, P.K, SH.K, A.U, K.S. /Gazeta Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz