back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeNenad Rashiq jep detaje të sulmit ndaj djalit të tij

Nenad Rashiq jep detaje të sulmit ndaj djalit të tij

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Kryetari i Partisë Progresiste serbe në Kosovë, Nenad Rashiq në një konferencë për media ka folur rreth sulmit që i ndodhi djalit të tij, Nikolla Rashiq dje në Graçanicë.

Rashiq ka thënë se nuk dëshiron që të paragjykojë se cili ka qenë motivi i sulmit, por ka thënë se djali i tij me disa shokë është sulmuar nga një grup i të rinjve para shkollës.

“Nuk dua të paragjykoj për motivin e sulmit sepse është prokuroria që po merret me rastin, por dua që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Rashiq.

Ai ka treguar edhe për lëndimet që mori djali i tij pas goditjeve me shufra të hekurit.

“Djali im i vogël dje para shkollës është sulmuar me shipkë metalike, boksa hekuri dhe janë shkaktuar prerje të buzëve, i janë thyer tre dhëmbë dhe kishte gjakderdhje të madhe. Ka dëshmitarë për të konfirmuar situatën reale. Ekziston dyshimi i imi se politikanët me deklarata të pamoralshme kanë ndikuar në acarimin e kësaj gjendje” ka thënë ai.

Po ashtu, Rashiq ka treguar se ky grup i të rinjve ka bërë disa njoftime në Facebook një ditë para incidentit, që sipas tij, kjo jep për të kuptuar se është e lidhur më ngjarjen.

“Kjo ka ardhur në atë mënyrë a ka qenë spontane, apo vetorganizim, nuk e di, nuk dua ta paragjykoj se cila ka qenë esenca e këtij incidenti. Është një grup i të rinjve që e kanë bërë pardje në mbrëmje, i njëjti grup është grumbulluar. Këta kanë bërë shpalljen në Facebook në të cilën është shkruar se, ‘do të shihemi të hënën’. Pastaj, shpallja tjetër është fyese për mua. Kjo jep shenja për të dëshmuar se është e lidhur më ngjarjen”, ka shtuar Rashiq.

Rashiq tutje theksoi se pas sulmit djalin e ka dërguar fillimisht për kontroll mjekësore në Graçanicë e pastaj në Prishtinë e Fushë Kosovë. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz