back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmePamje teksa rrahet djali i Nenad Rashiqit në oborr të shkollës

Pamje teksa rrahet djali i Nenad Rashiqit në oborr të shkollës

Të ngjajshme

Konjufca tregon pse nuk u arrit ndonjë koalicion me opozitën për formimin e Qeverisë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për...

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një...

Tahiri: Në garën për Mitrovicën nuk isha me Faton Pecin, por me Albin Kurtin

Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)...

Gjatë ditës së sotme, djali i politikanit serb, Nenad Rashiq ka qenë pjesë e një rrahje që ka ndodhur në fshatin Llapnasellë.

Indeksonline ka siguaruar pamjet teksa ndodh rrahja ndaj Nikolla Rashiq në oborr të shkollës.

Në këtë rrahje kanë qenë të përfshira dy grupe dhe dy palët kishin mjete të forta, boksa hekuri.

Në lidhje me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësen e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një rrahje në progres në afërsi të shkollës në Llapnasellë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona. Me të marrë informatën njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull, ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor 8 persona të dyshuar (prej tyre një i mitur).

Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, u shpreh ajo./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz