back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmeE dhimbshme: 50 vjeçari që vdiq sot nga rrahja, ishte me aftësi...

E dhimbshme: 50 vjeçari që vdiq sot nga rrahja, ishte me aftësi të kufizuara”, flasin familjarët

Të ngjajshme

Tahiri kritikon Qeverinë Kurti për mungesë mbështetjeje ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kandidati për deputet i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar...

Shtatë ‘mrekullitë’ e kanellës për shëndetin

Kanella, një erëz e preferuar që pasuron shumë gatime...

E çuditshme: Aksident te i njëjtin vend ku dje humbën jetën dy gra

Gjatë ditës së sotme u shënua edhe një aksident...

Gjatë ditës së djeshme një person ka vdekur pasi u sulmua nga një tjetër në parkingun e një pompe derivatesh në fshatin Bibaj të Ferizajt.

50 vjeçari që ishte me aftësi të kufizuara u sulmua në kokë nga i dyshuari dhe pas goditjeve kishte rënë në tokë, thonë familjarët e tij në verzionin e tyre, ndryshe nga ai i Policisë së Kosovës, ku thonë se pati përleshje mes të dyja palëve, njofton Klan Kosova

Sipas familjarëve të 50-vjeçarit, i ndjeri ishte me aftësi të kufizuara.

“Familjari ynë ka qenë me aftësi të kufizuara. Është sulmuar dhe nuk ka mundur ta sulmojë të dyshuarin. Personi e ka sulmuar në kokë dhe pas goditjeve ka rënë në tokë prej ku edhe ka marrë goditjen fatale”, tha për Klan Kosovën Rexhep Leskovci, familjar i tashmë të ndjerit 50 vjeçar.

Leskovci mes tjerash bën të ditur se gjatë ditës së sotme i është dhënë lamtumira e fundit 50-vjeçarit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz