BallinaLajmePolicia ia kthen kuletën e humbur qytetarit nga Skenderaj, kjo ishte shuma...

Policia ia kthen kuletën e humbur qytetarit nga Skenderaj, kjo ishte shuma me para që kishte

Të ngjajshme

“Përtej hekurave”

Nga Driton Fejzullahu Mbrëmë isha në Shkup, në shfaqjen me...

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi,...

40-50 milionë euro… Ky do të jetë buxheti i Interit për merkaton e verës

Sipas “Gazzetta dello Sport”, pronarët e Interit tashmë kanë...

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës: Mbyllen përkohësisht hyrje/daljet e reja

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se...

Mbrëmë rreth orës 23:45, në pikën kufitare Kullë zyrtari policor me inicialet G.B i cili ishte duke patrulluar në këmbë në afërsi të një kompanie të sigurimit kishte vërejtur një kuletë.

Pas verifikimit në kuletë janë gjendur letër njoftimi i pronarit me inicialet A.F, nga komuna e Skenderajt.

Përpos letërnjoftimit në kuletë kishte edhe lejen e vozitjes dhe të holla.

“Pas njoftimit të mbikëqyrësit të tij dhe gjatë verifikimit, është konstatuar se në kuletë gjenden: letërnjoftimi i qytetarit me inicialet A.F, Komuna Skenderaj , Leja e vozitjes dhe të holla 2 x 500 Euro , 1x 100 Euro , 2 X50 Euro dhe 780 Denar të Maqedonisë së Veriut”.

Menjëherë policia ka marrë masat e nevojshme ku është arritur të gjendet edhe personi që i përkiste kuleta.

“Zyrtarët policorë kanë ndërmarr veprimet policore dhe kanë arritur të gjejnë dhe të vejnë kontakt me pronarin i cili ka ardhur në Stacionin Policor Kufitar Kullë dhe i janë dorëzuar kuleta me të hollat dhe dokumentet”.

Qytetari në fjalë e ka falënderuar Policinë e Kosovës duke shprehur konsideratë të lartë për punën në shërbim të qytetarëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz