back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeKëta janë deputetët më të votuar të LDK-së nga 62 për qind...

Këta janë deputetët më të votuar të LDK-së nga 62 për qind e vendvotimeve

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Deri më tani janë numëruar 62 për qind e vendovotimeve.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit, LDK’ja pësoi një rënie të thellë, duke dalë e treta për nga numri i votave. E para ishte Lëvizja Vetëvendosje, e cila u pasuar me PDK’në.

Express ka siguruar listën ku shihet numri i votuesve për 11 deputetë të LDK’së. Këto janë votat nga 62 për qind të vendvotimeve.

I pari është kandidati për kryeministër i LDK’së, Avdullah Hoti me 40 mijë e 636 vota, pastaj Kujtim Shala me 18 mijë e 280, ndërsa i treti radhitet Lumir Abdixhiku me 14 mijë e 475 vota.

Listës i bashkohet edhe Anton Quni me 8 mijë e 300 vota, Armend Zemaj me 7 mijë e 144 dhe Agim Veliu me 7 mijë e 120.

I 8-ti në këtë listë është Behgjet Pacolli me 6 mijë e 803, pastaj Besjan Mustaga me 5 mijë e 668 si dhe Arben Gashi me 5 mijë e 668.

Krejt në fund është Ekrem Hyseni më 5 mijë e 139 vota.

Pra, kjo është lista e 11 kandidatëve për deputetë të LDK’së, që kandiduan në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz