BallinaLajmeUran Ismaili: 580 forma barnash falas për qytetarët me sëmundje kronike

Uran Ismaili: 580 forma barnash falas për qytetarët me sëmundje kronike

Të ngjajshme

Hoti: Kurti braktisi dialogun për njohje reciproke, sot merret me struktura paralele

Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka komentuar veprimet e...

Guterres: Rrugët diplomatike janë të hapura për të ndaluar luftën në Liban

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha gjatë...

Klea Huta dhe Elgit Doda finalizojnë ndarjen e tyre?

Thashethemet për një krisje në marrëdhënien mes Klea Huta...

Ish-Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përmes një video 20 sekondëshe ka prezantuar një ndër shtyllat e planit të tij për Rimëkëmbjen e Shëndetësisë.

Ai ka thënë se një ndër shërbimet e para të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore do të jetë ofrimi i barnave falas për personat me sëmundje kronike.

“Do të jetë një listë prej 580 forma të barnave, të cilat do të jepen gjithmonë falas.  Kjo nënkupton që secili qytetar që vuan nga sëmundjet kronike, siç janë tensioni i lartë, diabeti, sëmundjet e zemrës, e të tjera që klasifikohen brenda kësaj pakoje, do të jetë përfitues nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. “, ka thënë Ismaili.

Ai ka shpejguar se ky proces do të jetë digjital. Receta do të përshkruhet në mënyrë elektronike dhe qytetari me letërnjoftim të Kosovës do të shkojë t’i marrë këto barna falas në cilëndo barnatore në Kosovë.

Sipas tij, kjo garanton ndaljen e abuzimeve me barna, transparencë dhe shërbime të shpejta.

Shikoni më poshtë videon 20 sekondëshe dhe mësoni planin për barna falas.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz