BallinaLajmeMiftaraj: Vota do të jetë e vlefshme për partinë edhe nëse votohet...

Miftaraj: Vota do të jetë e vlefshme për partinë edhe nëse votohet Albin Kurti

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se përkundër që lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, s’është larguar nga lista e kandidatëve për deputetë, edhe nëse votohet nga qytetarët vota do të jetë e vlefshme për partinë, por jo edhe për Kurtin, shkruan GazetaBlic.

Në një prononcim për GazetaBlic, Miftaraj ka vlerësuar se nëse votohet numri 1 në listën e VV-së, vota nuk do të numërohen për kryetarin e kësaj partie, Albin Kurti.

“Edhe përkundër faktit që VV insiston që Kurti të jetë numër 1 në listën e dërguar nga VV, në anën tjetër KQZ në pajtim me obligimet ligjore tani më ka miratuar listën zgjedhore për çdo parti politike, me emrat e kandidatëve të cilët janë certifikuar. Po ashtu, lista e kandidatëve të certifikuar tanimë është publike dhe në te nuk figuron Kurti dhe personat tjerë që nuk janë certifikuar.  Në këtë drejtim, edhe përkundër faktit që qytetarët e Kosovës do të votojnë numrin 1 të listës së VV, të njëjtat vota nuk do të numërohen sa i përket numrit 1, por që vota do të njihet për partinë politike VV. Nëse në këtë listë votohen deri 5 kandidatë, edhe nëse votohet numri 1 në listën e VV, vota nuk do shpallet e pavlefshme”, është shprehur ai.

Kujtojmë që Vetëvendosje nuk i ka zëvendësuar dy kandidat për deputetë, Albin Kurtin, që mban numrin një dhe Albulena Haxhiun që mban numrin gjashtë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt, ndërkohë që sot edhe zyrtarisht është hapur fushata zgjedhore./GazetaBlic

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz