back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeS’u certifikua, a do të shpallet i pavlefshëm fletëvotimi nëse votohet Kurti...

S’u certifikua, a do të shpallet i pavlefshëm fletëvotimi nëse votohet Kurti në listën e VV-së?

Të ngjajshme

Kurti: Ka progres në luftimin e krimit të organizuar

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Dogana zbarkon në një barnatore të Prishtinës, zbulon barna të rrezikshme

Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të realizuar sot në...

Humb jetën gruaja që u aksidentua në Koshtovë

53-vjeçarja që u aksidentua këtë të enjte në fshatin...

Gjykata Supreme hodhi poshtë ankesën e LVV-së në lidhje me certifikimin e disa kandidatëve që kanë qenë të dënuar në 3 vitet e fundit.

Si pasojë e këtij vendimi, as Albin Kurtit nuk do t’i lejohet të kandidoj për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Por, se çka do të ndodhë me numrin 1 të LVV-së, nëse qytetarët e rrumbullaksojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit, njohësi i rrethanave Kushtetuese, Mazllum Baraliu thotë se KQZ-ja është dashur që deri më tash të dalë me një qëndrim lidhur me këto raste, shkruan GazetaBlic.

“KQZ-ja duhet të ketë një qëndrim lidhur me këto raste sepse është tash më evidente që jo vetëm te rasti i Albinit, por edhe te partitë tjera mund të ndodhin gabime të tilla dhe do të duhet të ishte qëndrimi i KQZ-së lidhur me të, por, objektivisht dhe në parim ato do të mund të shpalleshin sikur votë e pa vlefshme”, thotë Baraliu për GazetaBlic.

Baraliu në një prononcim për GazetaBlic, thekson se KQZ-ja nuk i ka trajnuar qytetarët për këto raste dhe se është e pritshme që tani të ketë gabime. Për çka shprehet se në këto raste fletëvotimi shpalle i pa vlefshëm.

“Para kësaj KQZ-ja është dashur të marrë një qëndrim lidhur me atë. Kjo ishte dashur të ndodhte, nuk ka ndodhur kjo, do të duhet parimishtë që ata të mos votoheshin, por në çoftë se i votojnë qytetarët jam i bindur që do t’i votojnë sepse nuk është që ka ndonjë trajnim për vetëdijesim që t’i udhëzojnë votuesit, nuk ka as kohë reale, prandaj mund të ndodhin gabime që njerëzit t’i votojnë ato dhe të shkaktojnë probleme me vlefshmërin e votës. Në rast se ndodhin këto gabime për mendimin tim shpallen të pa vlefshme fletëvotimet e tilla por varet gjithsesi nga rasti në rast”, thotë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz