back to top
Sunday, December 7, 2025
BallinaLajmeGjermania zotohet për vaksinimin e tërë popullsisë kundër Covid-19 deri në fund...

Gjermania zotohet për vaksinimin e tërë popullsisë kundër Covid-19 deri në fund të verës

Të ngjajshme

Historike: Legjenda Leo Messi e fiton titullin kampion me Inter Miamin në MLS

Inter Miami ka shkruar histori sonte, duke fituar trofeun...

​Çfarë po ndodh me Apple?

Kompania e njohur për dekada për stabilitetin e saj...

Një flamur serb në tribuna, Arbnor Muja shënon gol dhe feston me shqiponjë

Sulmuesi mitrovicas Arbnor Muja ka gjetur sërish rrjetën në...

Ndotja e ajrit po rrit rrezikun për përkeqësim të sëmundjeve të mushkërive

Mjegulla dhe ndotja e ajrit po ndikon në shëndetin...

Kryetarit të Dragashit i hapin ‘TikTok’ të rremë, kërkohet hetimi policor

Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se i...

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e përsëriti zotimin e qeverisë që të gjithë qytetarëve t’u ofrohet vaksina kundër Covid-19 deri në fundin e verës së këtij viti.

Gjatë një video-konference me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, udhëheqësit rajonalë dhe prodhuesit e vaksinave, kancelarja gjermane i vlerësoi vështirësitë gjatë shpërndarjes së vaksinave dhe procesit të vaksinimit në vend.

Pas këtij takimi, shefja e qeverisë gjermane tha se kompanitë që prodhojnë vaksina tashmë kanë paraparë që dozat do të shpërndahen gjatë këtij viti, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.

Ajo rikujtoi që tri kompani kanë vaksina të miratuara nga BE-ja, duke shtuar se edhe nëse kompanitë tjera nuk arrijnë të sigurojnë miratim, qeveria gjermane do të ketë mundësi që ta mbajë premtimin për të ofruar vaksina për secilin qytetar të moshës së pjekurisë deri në fund të verës ose në çerekun e tretë të vitit.

Pasi nuk do t’u jepet fëmijëve, Merkeli tha se Gjermania ka nevojë për rreth 73 milionë njerëz. Merkeli njoftoi se në takimin e ardhshëm me udhëheqësit rajonalë do të përgatitet edhe plani kombëtar i vaksinimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz