BallinaLajmeParadite e la Vetëvendosjen, pasdite anëtarësohet në partinë e Ramush Haradinajt

Paradite e la Vetëvendosjen, pasdite anëtarësohet në partinë e Ramush Haradinajt

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Sami Ahmetaj, i cili dha dorëheqje sot nga Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, është anëtarësuar në partinë e Ramush Haradinajt.

Lajmin për anëtarësimin e tij në AAK e ka dhënë vetë Ramush Haradinaj me anë të një postimi në Facebook.
“Jam i lumtur të mirëpres në Aleancë, z.Sami Ahmetaj, ish-kryetar i pikës në Dardani të Pejës dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.

Duke cituar fjalët e tij, Samiu pas 13 viteve besim në demagogji mashtruese, sot kaloi nga populizmi në politikë serioze e kombëtare.

Me një Aleancë të fortë në Parlament dhe me mua si President i vendit, ne do të jemi kundërpeshë dhe të sigurojmë stabilitet dhe forcë për ta çuar Kosovën përpara së bashku.

Ashtu si Samiu, gjithnjë e më shumë qytetarë po na mbështesin, duke kuptuar se vendi ynë është në udhëkryq dhe Kosova ka nevojë për vepra të mëdha dhe jo vetëm fjalë të mëdha”, shkruan Haradinaj, transmeton Gazeta Express.

Në një bisedë për Gazetën Express, Sami Ahmetaj ka treguar arsyet se pse ka vendosur të jap dorëheqje nga partia e Albin Kurtit, teksa ka shpërthyer në kritika për këtë të fundit. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz