“Ka një koordinim, mes një force politike kosovare dhe asaj serbe, dikujt me i bë problem dhe dikujt tjetër jo”.
Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se protestuesit serbë që kundërshtuan vizitën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, dhe ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmanit, ishin të informuar paraprakisht për një gjë të tillë.
Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka shtuar se ekziston një koordinim mes një force politike kosovare dhe asaj serbe që dikujt me i bë problem dhe dikujt tjetër jo.
“Nuk është në rregull të paragjykohet se çdo shkuarje e zyrtarëve kosovarë në veri është provokim. Nëse nisemi prej kësaj, atëherë edhe kur një zyrtar i LDK-së dhe PDK-së shkon në Deçan, do të përbënte provokim sepse atje dominon AAK”.
“Secili që merr përsipër të bëjë një vizitë të tillë, merr edhe përgjegjësinë dhe rrezikun me vete. Vizita e liderit të VV-së Albin Kurtit dhe ushtrueses së detyrës së presidentes Vjosa Osmanit nuk ishte veç në veri e shoqëruar me provokime, por edhe në jug”.
“Ka një koordinim, mes një force politike kosovare dhe asaj serbe, dikujt me i bë problem dhe dikujt tjetër jo”.
“Një provokim në veri nuk ka mundur të ndodhë nëse nuk do ta kishin informatën se do të shkojë për vizitë Kurti dhe Osmani”.
“Sigurisht që ata kanë qenë të informuar sepse ata nuk janë qytetarë të thjeshtë, janë aktivistë që në situata të tilla rea