BallinaLajmeFaton Abdullahu: Presidentja (ud), Vjosa Osmani merr me vete Albin Kurtin për...

Faton Abdullahu: Presidentja (ud), Vjosa Osmani merr me vete Albin Kurtin për ta vizitu veriun e vendit, që të fitoj poena politik në prag të zgjedhjeve

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Faton Abdullahu ka kritikuar Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin që shkuan në veri. Ai u shprehë se Kurti bashkë Osmanin po dëshirojnë ta kapin shtetin

Postimi i plotë:

Aventura në veri – rreziku që po na pret gjithkund në Kosovë

1) Presidentja (ud), e përzgjedh kryetarin e një partie, në këtë rast z. Kurti, për ta vizitu veriun e vendit. Pse ? Që të fitoj poena politik në prag të zgjedhjeve.

2) Nëse nuk kanë shku për fushatë në prag të zgjedhjeve pse kanë shku pra? A do të zbulohet më vonë, apo do ta mbajnë msheftësi ? Apo thjeshtë është një budallaki politike e radhës.

3) A po i ndihmon Osmani Kurtit VV-së që ta mbaj vijën e përzgjedhur – të mos bëj fushatë sepse është e para – e në anën tjetër me këtë aventurë të bëjë bujë për ta eklipsuar fushatën e të tjerëve.

4) Për këtë fushatë, për këtë qëllim Presidentja (ud) për vete dhe për Kurtin e përdorë policinë e Kosovës të cilën e vë në rrezik ne emër të interesave partiake. Marre.

5) Kryetari i VV-së që ka bo hygjym me ç’kap shtetin do me kap bashkë me Presidenten (ud) veriun e vendit që mandej me çkap – kanë harru që atje bukës i thojnë ‘hleb’

6) Ja kanë mësy këta të dy të frustëruar politikisht me vizitu veriun gjithonë problematik, pa kurfarë qëllimi,synimi apo strategjie dhe më e rëndësishmja, pa ma të voglin koordinim me SHBA-t, apo me Brukselin.

7) Për aq sa lexohet dhe kuptohet drejtë kjo tërpi politike e Kurtit dhe Osmanit për aq do të rrjedhin votat gjetiu e jo për këtë tandem të dalldisur politik.

8. Tërpia për të përfitu simpati e vota elektorale në këtë fushatë Znj Osmani dhe Z Kurti i shtyri ta harrojnë atë që bëjnë serbët zakonisht suksesshëm duke u viktimizuar para Brukselit.

- Advertisement -
Artikulli paraprak
Edhe 6 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë Në 24 orët e fundit në Kosovë edhe 6 persona kanë vdekur si pasojë e virusit COVID-19, raporton Gazeta Express. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 287 raste të reja të infektuara. Lexo Edhe: Mbretëresha Elizabeth pret në takim Bidenin para samitit të G7 Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Njoftimi i IKSHPK’së: 229 TË SHËRUAR DHE 287 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.438 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 287 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (72 vjeç), Drenas 1 rast (69 vjeç), Gjakovë 1 rast (68 vjeç), Podujevë 1 rast (86 vjeç), Prizren 1 rast (60 vjeç), Suharekë 1 rast (59 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 60.218 raste nga 233.532 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.498 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 229 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52.437 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.283. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 90 raste, Pejë 20 raste, Podujevë 19 raste, Gjakovë 16 raste, Mitrovicë 16 raste, Suharekë 16 raste, Gjilan 14 raste, Ferizaj 13 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Lipjan 10 raste, Vushtrri 8 raste, Malishevë 7 raste, Istog 6 raste, Prizren 6 raste, Drenas 5 raste, Klinë 4 raste, Shtime 4 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Obiliq 3 raste, Viti 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Rahovec 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe Junik 1 rast.
Artikulli tjetër

Të Fundit

Sport

ShowBiz