back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaRegjionaleDrenasDrenasi do të bëhet edhe me shtatoren e heroit Asllan Fazliu, ky...

Drenasi do të bëhet edhe me shtatoren e heroit Asllan Fazliu, ky është lokacioni ku do të vendoset

Të ngjajshme

Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë

Në Zvicër, edhe pistoletat me ujë rozë mund të...

Nëna e Inës letër: Pas çdo banori qëndron një …

Nëna e Inës ka dërguar këtë të diel një...

Ndërprerje e përkohshme e ujit të pijshëm në Skenderaj si pasojë e një defekti

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se qyteti...

Në sallën e Kuvendit Komunal është mbajtur mbledhja e rregullt e kuvendit me pesë pika të rëndit. Me 28 vota për dhe një abstenim, Kuvendi Komunal miratoi propozim vendimin për caktimin e lokacionit për vendosjen e shtatores së heroit të kombit, Asllan Fazliu.

Familja Fazliu është pajtuar me propozimin e kryetarit të komunës, Ramiz Lladrovci që për vendosjen e shtatores së heroit Asllan Fazliu të pritet deri në përfundim të ndërtimit të sheshit, që parashihet të ndërtohet në parcelën P-778-4.

Gjithashtu, në këtë mbledhje katër komitetet konsultative prezantuan raportet e punës për vitin 2020.

Mbledhja u zhvillua me këtë rend të ditës:

1.Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal Drenas të datës 28.12.2020- U votua në mënyrë̈ unanime
2. Raporti Financiar i zhvillimit të Buxhetit Janar – Dhjetor 2020 – U votua unanimisht
3. Raporti vjetor i Komiteteve Konsultative për vitin 2020:

a. Komiteti për Persona me Aftësi të Kufizuara

b. Komiteti për Arsim Kulturë Rini dhe Sport

c. Komiteti për Zhvillim Ekonomik Mbrojtje të Ambientit Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

d. Komiteti për Barazi Gjinore

4. Propozim Vendim për caktimin e lokacionit për vendosjen e shtatores së Heroit të Kombit, Asllan Fazliu- U votua me 28 vota për dhe 1 abstenim.

Komuna e Drenasit, fillimisht ka njoftuar familjen se aktualisht shtatorja mund të vendoset në parcelën nr. P-949-0, në pjesën ku rruga mban emrin e heroit, mirëpo familja është pajtuar me propozimin e kryetarit Lladrovci qe të pritet deri në përfundim të ndërtimit të sheshit që parashihet të ndërtohet në parcelën P-778-4, në mënyrë qe aty të vendoset shtatorja.

Të Fundit

Sport

ShowBiz