BallinaRegjionaleDrenasAlbin Kurti në Drenas: 14 shkurtin, festën e dashurisë, ta bëjmë edhe...

Albin Kurti në Drenas: 14 shkurtin, festën e dashurisë, ta bëjmë edhe të demokracisë (VIDEO)

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka asnjë informatë lidhur me rekomandimin që i është bërë KQZ-së që të certifikohen edhe kandidatët me dënim të formës së prerë në tri vitet e fundit.

Ai, në një intervistë për Klan Kosovën, ka thënë se beson se është e drejtë elementare që në zgjedhjet e 14 shkurtit të garohet me listat që subjektet politike i kanë dorëzuar.

“Për besë nuk i kam përcjell lajmet, sepse jam duke takuar qytetarët. Besoj që është e drejtë elementare, njerëzore dhe civile që siç i kemi dorëzuar listat edhe të garojmë dhe 14 shkurtin, që është festë e dashurisë, ta bëjmë edhe të demokracisë”.

Kurti i ka bërë këto komente në Drenas ku i ka vizituar bizneset që janë dëmtuar nga vërshimet e fundit.

“Unë këtu jam në Drenas duke vizituar bizneset e vogla. Këtu e kanë përjetuar me shumë dëme vërshimin e fundit, prandaj dëgjuam hallet e këtyre bizneseve. Ne duam që t’iu ndihmojmë që ato të rriten – bizneset e vogla të bëhen të mesme dhe të mesmet të bëhen të mëdha. Jam shumë i lumtur nga ky kontakt i drejtpërdrejtë me qytetarët që pjesëmarrja do të jetë masive në zgjedhjet e 14 shkurtit”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz