BallinaRegjionaleDrenasLladrovci: Ju ftoj të jeni syçelë se kujt po ia jepni votën

Lladrovci: Ju ftoj të jeni syçelë se kujt po ia jepni votën

Të ngjajshme

Forcat izraelite thonë se kanë interceptuar 92% të raketave balistike të Iranit

Forcat izraelite thonë se kanë interceptuar shumicën e mbi...

Parandalohet futja e substancave narkotike brenda Qendrës Korrektuese të Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot rreth...

Aksident në rrugën Skënderaj-Klinë, gjashtë të lënduar dërgohen për trajtim mjekësor

Një aksident në fshatin Rakincë në rrugën Skënderaj –...

Aksident i rëndë në Skenderaj, 6 persona bëhen për spital

Gjashtë persona janë dërguar për trajtim mjekësor si pasojë...

Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institucionet dhe qytetarët

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, Ministri i...

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka porositur qytetarët e tij të jenë syhapur se kujt ia japin votën në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai tha se pavarësisht se kush i ka propozuar, apo për kë “punojnë” kandidatët e PDK-së në Drenas, duhet të çmohen.

Lladrovci theksoi se në fushata politike, Drenasi po bëhet zonë e interesit të “veçantë”, duke pritur parti politike dhe personalitete që janë të njohura në opinion se kush e “emëroi”, i kujt është madje dhe për kë punon.

Postimi i plotë:

Qytetarë të komunës së Drenasit,

Komuna jonë dhe Drenica në përgjithësi, ka qenë, është dhe mbetet shembull i mikpritjes dhe respektit për mysafirin. Në fushata politike, komuna jonë po bëhet zonë e interesit “të veçantë”, duke pritur parti politike dhe personalitete që janë të njohura në opinion se kush e “emëroi”, “i kujt është” madje, edhe për kë “punon”.

Për fat të keq, këto lloj fushatash të premtimeve që po jepen para qytetarëve tanë pa logjikë e kufizim, po shkaktojnë jo vetëm huti, por edhe habi. Ku ishin këta demokratë qe 20 vjet, ku ishin këta patriotë qe sa mandate, për të punuar e kontribuar për Drenasin dhe Drenicën që tashmë e kanë gojën plotë me premtime.

Megjithatë, në tërë këtë ofensivë të takimeve me qytetarë, kam një ftesë për qytetarët e komunës së Drenasit:

Ju ftoj të jeni syçelë se kujt po ia jepni votën. Mikpritje secilit dhe premtim secilit, për ata që po premtojnë gjithçka për Drenasin, ndërsa më 14 Shkurt, votën më meritorëve që komuna e Drenasit të jetë prioritet i atyre që zgjedhën.

Pavarësisht se kush i ka propozuar, apo për kë “punojnë” kandidatët e PDK-së në Drenas, duhet të çmohen. Ua kam tërhequr vëmendjen edhe më herët publikisht me fjalën e urtë për pulën që ha grurin në Drenas…

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz