BallinaLajmeDetaje nga vrasja e 15-vjeçarit në Prizren, u godit me thikë në...

Detaje nga vrasja e 15-vjeçarit në Prizren, u godit me thikë në gjoks

Të ngjajshme

Franko Foda ndjek nga afër ndeshjen e Superligës

Selektori i Kosovës, Franco Foda ka zbarkuar në vendin...

Edi Rama ia beson një detyrë të re Elisa Spiropalit

Asambleja e Partisë Socialiste, e cila u mbajt paraditen...

Nëse vazhdon rritja e çmimit të naftës, Edi Rama paralajmëron uljen e akcizës

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, Edi Rama tha se...

Sylvinho: Jam i bindur që me lojtarët që kemi mund të shkojmë përpara

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Poloninë më 26...

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e 15-vjeçarit në Prizren, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se në bazë të informacioneve, njëri nga sulmuesit e kishte goditur viktimën me mjet të prehtë përkatësisht me thikë në pjesën e majtë të gjoksit, e cila ka rezultuar me pasoja fatale për viktimën.

“Nga informacionet fillestare rezulton se në rastin konkret të miturit e përfshirë në përleshje kanë poseduar një armë zjarri dhe dy thika. Momentalisht, prokurori kujdestar së bashku me policinë janë duke bërë hetime, për të zbuluar motivet e ngjarjes dhe për ta zbardhur rastin në tërësi”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata që ndaj të miturit që ka shkaktuar vrasjen të caktohet masa e paraburgimit, ndërsa dy të miturit e tjerë, që kanë marrë pjesë në përleshje, janë liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Express

Komunikata e plotë:

Prizren, 19 janar 2021 – Prokuroria Themelore në Prizren, dje, rreth orës 10:00 është njoftuar nga Policia e Kosovës, se në rr. “Ylber Fanaj” në Prizren, ka ndodhur një përleshje fizike në mes disa të rinjve, të mitur, ku janë përdorur edhe mjetet e prehta.

Në bazë të informacioneve njëri nga sulmuesit e kishte goditur viktimën me mjet të prehtë përkatësisht me thikë në pjesën e majtë të gjoksit, e cila ka rezultuar me pasoja fatale për viktimën.

Prokurori kujdestar së bashku me njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar provat materiale.

Nga informacionet fillestare rezulton se në rastin konkret të miturit e përfshirë në përleshje kanë poseduar një armë zjarri dhe dy thika.

Momentalisht, prokurori kujdestar së bashku me policinë janë duke bërë hetime, për të zbuluar motivet e ngjarjes dhe për ta zbardhur rastin në tërësi.

Trupi i pajetë i të miturit, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata që ndaj të miturit që ka shkaktuar vrasjen të caktohet masa e paraburgimit, ndërsa dy të miturit e tjerë, që kanë marrë pjesë në përleshje, janë liruar në procedurë të rregullt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz