BallinaLajmeE dhimbëshme/ Ky është nxënësi 15 vjeçar që u vra sot me...

E dhimbëshme/ Ky është nxënësi 15 vjeçar që u vra sot me thikë nga bashkëmoshatari i tij

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Një ngjarje tragjike ndodhi sot në Prizren. Në ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë shkollor u vra me thikë L.B., 15 vjeç, nga një bashkëmoshatar i tij.

Policia njoftoi se i riu ndërroi jetë pasi nuk arriti t’i bëntë ballë plagëve të shkaktuara nga mjeti i mprehtë-thika.

Shokë dhe të afërm të viktimës kanë publikuar fotografinë e tij në rrjete sociale, teksa janë lutur që 15 vjeçari të shpërblehet me xhehnet.

Mësohet se viktima ishte nxënës i shkollës së Mjekësisë.

“Pas një përleshjeje ndërmjet pesë personave të mitur, njëri nga të miturit i dyshimtë e ka goditur viktimën L.B. me mjet të mprehtë, përkatësisht thikë, duke i shkaktuar lëndime serioze, për pasojë viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për këtë rast, mëngjesin e së martës në Prizren do të organizohet një protestë dhe do të bojkotohet për dy orë mësimi nëpër shkolla. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz