BallinaRegjionaleDrenasRamiz Lladrovci i kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim nga gazetari Vehbi Kajtazi

Ramiz Lladrovci i kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim nga gazetari Vehbi Kajtazi

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dorëzuar padi për shpifje kundër gazetarit Vehbi Kajtazi, me anë të së cilës kërkon dëmshpërblim 100 mijë euro.

Lladrovci thotë se paratë do të jepen donacion për organizatat që merren me fuqizimin e sundimit të ligjit

“Ashtu siç kam paralajmëruar, sot e dorëzova padinë kundër Vehbi Kajtazit për shpifje. Pas vendimit të gjyqit, vlera e kundërshpërblimit për padinë, do të jepet donacion për organizatat që merren me fuqizimin e sundimit të ligjit”, shkruan ai, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, gazetari Vehbi Kajtazi, në një seri reagimesh në llogarinë e tij zyrtare në ‘twitter’, ka drejtuar akuza për kreun e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin.

Kajtazi thotë se Lladrovci është një prej personave që e kanë dërguar Hashim Thaçin në Hagë për rastin e Bejhadin Hallaqit.

“Ramiz Lladrovci, ti je njeri prej atyre qe e ke çu Hashim Thaçin ne Hage per zhdukjen/vrasjen e Bejhadin Hallaqit”, ka shkruar Kajtazi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz