back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeBllokohen rrugët e dëmtohen objektet, kjo është situata në Malishevë pas reshjeve

Bllokohen rrugët e dëmtohen objektet, kjo është situata në Malishevë pas reshjeve

Të ngjajshme

Detaji që zbulon se Ledion Liço dhe Sara Hoxha janë ndarë?

Prej kohësh në media dhe rrjete sociale po përflitet...

Një banor i verbër hyn në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Për herë të parë në historinë e Big Brother...

Buta publikon këngën e re, në klip e ka një person të veçantë

Reperi nga Ferizaj, Buta, ka publikuar projektin e tij...
- Advertisement -

Në Komunën e Malishevës është mbajtur një mbledhje urgjente ku është diksutuar për reshjet atmosferike, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media të lëshuar nga kjo komunë.

“Nënkryetari i Komunës së Malishevës së Malishevës, Hajdin Berisha, e ka mbajtur një takim urgjent me Këshillin e Drejtorëve, ku është raportuar për gjendjen nga reshjet atmosferike në Komunën e Malishevës. Nënkryetari Berisha, ka kërkuar nga të gjitha drejtoritë, angazhim të shtuar dhe shfrytëzimin e të gjitha kapaciteteve që ka komuna, për menaxhimin sa më të mirë të situates”, thuhet në komunikatë.

“Të gjithë drejtorët të jenë në shërbim të menaxhimit të situatës. Të shfrytëzohen të gjitha mundësitë që ka komuna, përfshi edhe angazhimin e kompanive private, me mjete të rënda, për intervenime të mundshme, varësisht nga situata”, ka thënë urdhëruar nënkryetari Berisha.

“Ai gjithashtu ka bërë të ditur se janë në kontakt edhe FSK-në dhe AME, dhe në rast nevoje do të kërkohet ndihma e tyre. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Hafir Rexha, ka bërë të ditur se disa rrugë janë të bllokuara, ndërsa deri në mesditë është intervenuar në gjashtë raste, përfshi edhe objekte banimi, ndërsa sipas tij, edhe pse nivel ii ujit është në rritje të vazhdueshme, sidomos në lumin Mirusha, nuk ka rrezik”, thuhet në njoftim./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz