back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaKulturëZgjidhet “Shqiptarja më e bukur në Botë”, është nga ky qytet i...

Zgjidhet “Shqiptarja më e bukur në Botë”, është nga ky qytet i Kosovës

Të ngjajshme

“E di që kam dalë e keqja jashtë”, Brikena flet pas sqarimit me Mateon

Pas sqarimit që u bë gjatë spektaklit të mbrëmshëm,...

Lamine Yamal shënon gol të bukur, Barcelona në epërsi

Skuadra e Barcelonës ka shënuar golin e dytë ndaj...

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Agjencioni më i madhë ndërkombëtar i modës ‘Gecjan fashion Group’ me producent Ilir Geci, realizoi për 7 javë më rresht eventin më të madh të modës të mbajtur ndonjëherë në botën shqiptare ‘Miss Shqiptarja ne Bote 2020’.

Për 7 javë vajzat shqiptare nga shumë vende të botës sfiduan njëra tjetre, përballë jurisë profesionale.

Garë të fort, emocione pa fund, na dhuroi ky spektakël që u transmetua ekskluzivisht çdo të diele në ekranet e radiotelevizionit 21.

Ne finalen e madhe që u realizua këtë të diele u kurorëzua edhe mbretëresha e bukurisë shqiptare në botë, këtë çmim e fitoi bukuroshja nga Deçani e cila jeton në Zvicër, Behare Maksutaj.

Behare Maksutaj përveç kurorës magjike me shqiponjën dy krenare te flakëruar në flori dhe të stolisur me gurë diamanti që do ta mbajë për një vit, ajo u shpërblye dhe me çmimin si ‘Miss Eleganca’.

Beharja triumfoi pas një gare të fortë ku fillimisht aplikuan mbi 1200 konkurrente ku 31 prej tyre arritën në finalen e madhe.

Vendin e dytë në ‘Miss Shqiptarje në Botë’ e fitoi bukuroshja nga Mitrovica Rinesa Shkupolli dhe të tretin apo shoqëruesja e dytë e ‘Miss Shqiptarja në Botë’ u shpallë Evi Mera nga Tirana.

Në këtë garë u shpërblyen edhe miss-et e qytetëve të Kosovës.

Mbi 20 mijë euro para shpërblime, dhurata dhe bursa studimi, u ndan për vajzat fituese në këtë garë të madhe të bukurisë Shqiptare.
Vlen te theksohet fakti që edhe këtë vit kolegji AAB, ndau për vajzat fituese mbi 15 mijë euro bursa studimi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz