BallinaLajmeMoti në ditët në vazhdim, fundjava pritet të jetë me borë

Moti në ditët në vazhdim, fundjava pritet të jetë me borë

Të ngjajshme

Presidenti i SHBA-së thotë se do të ishte mirë që të mos duhej të shkatërrohej Irani

Presidenti amerikan Donald Trump më parë sugjeroi se nëse...

Selin tregon se kush duhet të fitojë Big Brotherin?  

“Personi që këtu brenda ka sakrifikuar duke treguar një...

Parashikimi i motit për ditët në vazhdim sipas Prishtina Weather.

Njoftimi i plotë:

Dy ditëve të ardhshme mot më i butë. Nga e premta priten reshje shiu, e të shtunën edhe reshje bore. Në fundjavë më ftohtë.

23.12.2020 – Rryma të ngrohta ajrore që po depërtojnë mbi rajon, kushtëzojnë një mot të butë në dy ditë e ardhshme. Të enjten orëve të mëngjesit nëpër ultësira mbeten mundësi për mjegull.

Formimi i një cikloni në Italinë veriore në ditët e ardhshme sjell shtim të vransirave, që nga pasditja dhe mbrëmja e së premtes do të shoqërohen edhe me reshje shiu. Gjatë ditës së shtunë me rënie edhe të temperaturave, shiu shndërrohet në borë, që vazhdon edhe gjatë natës. E ditën e diel, vende-vende reshjet e borës përzien edhe me shi, e deri në mbrëmje reshjet pushojnë. Javën e ardhshme në fillim mot më i butë, me vransira të ndryshueshme dhe erë, me mundësi edhe për reshje të dobëta shiu.
Ndryshimi i situatës meteorologjike në ditët në vijim, ku parashihet të ketë qarkullim më të mjaftueshëm ajror, ndotësit ajror do të shpërndahen, e indeksi i cilësisë së ajrit nga vlera të dobëta gradualisht zbret në vlera mesatare dhe të mjaftueshme, e në fundjavë vende-vende edhe të mira.

24.12 – Mot i butë, me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Në ultësira në mëngjes mjegull/mjegullinë, që vende-vende mund të mbetet edhe gjatë ditës.

25.12 – Kryesisht me vransira dhe butë. Më vonë pasdite dhe në mbrëmje priten të reshura shiu, të cilat vende-vende vazhdojnë edhe gjatë natës.

26.12 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe me shi. Ditën reshjet e shiut shndërrohen në reshje bore, të cilat vazhdojnë edhe gjatë mbrëmjes.

27.12 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje bore në mëgjes, e gjatë ditës mund të përzien edhe me shi.

28.12 – Pjesërisht vranët dhe me më shumë intervale me diell gjatë ditës. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull ose mjegullinë.

Temperaturat e ajrit në rritje në dy ditët e ardhshme, e në fundjavë pësojnë rënie. Minimalet në rritje deri në 4C, e në fundjavë zbresin në -2C, e temperaturat maksimale rriten edhe deri në 12C, në fundjavë zbresin deri në 2C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga krahu jugor 2-6m/s, e në fundjavë nga verilindja 2-6m/s.

Shtypja atmosferike në rënie graduale edhe në vlera normale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz