BallinaLajmeArrestohet polici që plagosi një person në Graçanicë, dyshime se përdori armën...

Arrestohet polici që plagosi një person në Graçanicë, dyshime se përdori armën pa nevojë

Të ngjajshme

Turqia kalon në finale të “play-offit”, pas fitores ndaj Rumanisë

Turqia ka kaluar në finalen e madhe të “play-offit”...

Kosova do të përballet me Turqinë në finale nëse fiton sonte ndaj Sllovakisë

Turqia do të jetë kundërshtarja e Kosovës në finale...

KRU “Prishtina” paralajmëron masa: Borxhi për ujë kalon 45 milionë euro

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se borxhi i...

Zbulohet 11-shja startuese e Kosovës – ky është vendimi për Zhegrovën

Kosova sonte në Bratislavë do të luaj kundër Sllovakisë...

Turqia kalon në epërsi ndaj Rumanisë (VIDEO)

Është zhbllokuar ndeshja mes dy kundërshtarëve të mundshëm të...

Zvillime të reja janë shënuar në rastin e plagosjes së një personi nga polici në Graçanicë.

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se zyrtari policor është arrestuar pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, shkruan lajmi.net.

Të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Bazuar në hetimet paraprake, hetuesit e IPK-së dyshojnë se në këtë rast se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për përdorimin e armës së zjarrit nga zyrtari policor duke gjuajtur në drejtim të veturës në lëvizje ku ndodhej i dyshuari por edhe dy persona të tjerë.

Postimi i plotë:

Hetuesit e IPK-së kanë vazhduar të ndërmarrin veprime hetimore lidhur me rastin e përdorimit të armës së zjarrit nga një zyrtar policor sot në orët e mbrëmjes në Graçanicë.

IPK në koordinim me prokurorin kujdestar dhe disa njësi të tjera të policisë ka përfunduar këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Zyrtari policor i cili ka shtënë me armë zyrtare (i stacionit policor të Graçanicës) me vendim të prokurorit është arrestuar nga IPK dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, kurse IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e tij si pjesë e procedurave administrative.

Bazuar në hetimet paraprake, hetuesit e IPK-së dyshojnë se në këtë rast se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për përdorimin e armës së zjarrit nga zyrtari policor duke gjuajtur në drejtim të veturës në lëvizje ku ndodhej i dyshuari por edhe dy persona të tjerë.

Hetuesit e IPK-së do të hetojnë edhe lidhur me rrethanat e arratisjes nga stacioni policor i të dyshuarit të ndaluar nga policia.

IPK në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast përderisa nga informacionet nga QKUK mësohet se i lënduari me armë të zjarrit është jashtë rrezikut për jetë. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz