BallinaLajmeJasha kryetar jasha: për Shpejtim Bulliqin nuk ka koronavirus

Jasha kryetar jasha: për Shpejtim Bulliqin nuk ka koronavirus

Të ngjajshme

Kryetari i sapozgjedhur i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka sfiduar COVID-19 së bashku me disa këngëtarë të njohur të skenës muzikore.

Metro ka siguruar disa fotografi ku kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, shihet duke festuar në restorant Ora në Merdare, së bashku me disa këngëtarë.

Aty në bazë të fotografive shihet se të pranishëm janë Afrim Muqiqi, e Naim Abazi.

Nuk dihet nëse ky është ndonjë aheng apo xhirime të Vitit të Ri të një televizioni. Pa marrë parasysh kësaj, rregullat e tanishme të Qeverisë së Kosovës anit-COVID nuk lejohet që mbi 5 persona të mblidhen në ambiente të mbyllura.

Gjithashtu, me ligj janë të ndaluara edhe ahengjet, derisa është e obligur edhe maska e distanca fizike.

Diçka e tillë në ahengun ku gjendet Shpejtim Bulliqi, duket qartë që nuk po respektohet.

Fotografitë e bëra më poshtë janë realizuar pas orës 19:00.ImageImage

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz