back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaLajmeGrabitja në qendër të Prishtinës: Dy persona nën kërcënimin e armës, arrijnë...

Grabitja në qendër të Prishtinës: Dy persona nën kërcënimin e armës, arrijnë të vjedhin para nga “Western Union”

Të ngjajshme

Mori veturën me qira dhe nuk e ktheu më, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Një person është arrestuar nga policia pasi dyshohet se...

Arritje e madhe: Rreshterja e Policisë së Kosovës përfundon Akademinë Kombëtare të FBI-së

Luljeta Mehmeti-Quigley, njëra ndër zyrtaret e para të Policisë...

Dorezohet në stacionin e Policisë në Drenas i dyshuari, së bashku me armën

Policia e Kosovës ka publikuar raport shtesë lidhur me...

Faton Peci betohet sot si Kryetar i Mitrovicës së jugut

Faton Peci do të betohet sot si Kryetar i...

Në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, në orët e mbrëmjes ka ndodhur një grabitje në “Western Union”.

Lajmin për Metron e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ajo ka thënë se në bazë të informacioneve të para, dyshohet se dy persona nën kërcënimin e armës kanë grabitur nga arka e këtij filiali një vlerë të caktuar parash.

“Rreth orës 18:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar për transferta ndërkombëtare në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë . Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se dy persona të dyshuar nën kërcënimin e armës kanë grabitur nga arka e këtij filiali një vlerë të caktuar parash”, ka thënë Ahmeti për Metron.

Tutje Ahmeti ka thënë se Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz