back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmePDK zyrtarisht paralajmëron zgjedhje të reja: Jemi duke biseduar edhe me parti...

PDK zyrtarisht paralajmëron zgjedhje të reja: Jemi duke biseduar edhe me parti tjera për rrëzimin e Hotit

Të ngjajshme

Të shtëna me armë zjarri në Ferizaj, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar pas të shtënave me armë...

EFL po shqyrton ndryshim të diskutueshëm në rregullat e play-off-eve të Championship

Propozimi ka marrë mbështetje nga disa klube të Championship. Edhe...

Ismaili: Përparim Rama ka eskaluar me megaprojekte, unë trafikun e zhbllokoj për 18 muaj

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës në garën për...

Rusia i bën thirrje Polonisë të rihapë kufirin me Bjellorusinë

Rusia i bëri thirrje Polonisë që të rihapë kufirin...

Partia Demokratike e Kosovës edhe zyrtarisht ka paralajmëruar zgjedhje të reja në Kosovës pas sjelljes së fundit qysh e quajnë ata “koalicionit të shpresave së rrem”, shkruan Gazeta Metro.

Kjo parti përmes deputetit të saj, Abelard Tahiri ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe ky Kuvend duhet të shpërbëhet,

Tahiri tha se gjendja në Kosovë është rënduar nga keqqeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje fillimisht, pastaj kjo nga Qeveria Hoti.

Ai tha se PDK do të bëjë çmos nga tani që vendi të shkon në zgjedhje dhe të ndalet degradimi i Kuvendit nga këto dy parti, ai tha se janë duke komunikuar edhe me parti tjera.

“Ky shtet po vazhdon të udhëhiqet nga qeveria e dytë e koalicionit të shpresës së rremë. Kemi degradim të skajshëm në Kuvendit, si rezultat i kësaj qeverisje që kanë dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit. Këta se kanë hallin e arsimit, shëndetësisë, qytetarëve, por të rehatimit të militantëve. Është koha që ky Kuvend të shpërbëhet dhe vendi të shkojë në zgjedhje”, ka thënë Tahiri.

“Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet që të shpërbëhet Kuvendi, kjo po i bjen që po i bëjmë të gjitha hapat e mundshëm që ky Kuvend të shpërbëhet sa më shpejt”, tha Tahiri, transmeton Gazeta Metro.

“Nuk janë të mjaftueshme vetëm votat me LVV’në, jemi duke biseduar edhe me të tjerët që ta ndalim këtë degradim, pra vetëm zgjedhjet janë opsion i vetëm”, tha Tahiri.//gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz