back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeLaura Tahiri i bashkohet Vjosës, në Presidencë!

Laura Tahiri i bashkohet Vjosës, në Presidencë!

Të ngjajshme

KQZ: Nesër shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Nesër certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit....

Vdes aktorja e “Home Alone”

Aktorja e njohur kanadeze-amerikane, Catherine O’Hara, e famshme për...

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia

Një person është goditur nga një veturë në Prishtinë....

Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi më herët, në...

Reshjet rekord të dëborës shkaktojnë kaos në disa pjesë të Japonisë

Agjencia meteorologjike e Japonisë ka lëshuar paralajmërime për reshje të...

Laura Tahiri nga sot është emëruar zyrtare e lartë ekzekutive në kabinetin e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo ka bërë të ditur se është bërë pjesë e ekipit të Osmanit.

“… pasi besoj se puna, mirëqenia, fuqizimi i gruas, e drejta, liria dhe demokracia janë koncepte të përbashkëta që na bashkojnë. Avancimi i shoqërisë kosovare arrihet vetëm me personalitete, intelektualë që posedojnë kualifikime akademike, të vendosur dhe mbi të gjitha të guximshëm sikurse është u.d. e. presidentes së Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani.

Unë besoj në vlerën e këtyre reformave dhe shprehë zotimin tim për mbështetjen e këtyre proceseve reformuese si pjesë e ekipit të saj. E ardhmja politike e Vjosa Osmanit është e ardhmja politike e mijëra të rinjve që guxojnë, udhërrëfyes e kanë parimin, konsistencën dhe mbi të gjitha mbajtjen e fjalës.

Prandaj, zhvillimin ekonomik, politik dhe avancimin shoqëror në Kosovë e bëjnë vetëm njerëzit sikurse Vjosa”, ka shkruar ajo. /Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz