BallinaLajmeOperohet në zemër nëna e Ramush Haradinajt

Operohet në zemër nëna e Ramush Haradinajt

Të ngjajshme

Viktima në Skenderaj është profesori Lushtaku

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë...

Aksident me fatalitet në Skenderaj, vetura godet për vdekje këmbësorin 74 vjeçar

Një aksident i rëndë që ka përfunduar me fatalitet,...

“Mos m’prek se t’q*va nanen allti”: Kërcënimet e policit i cili po tentonte vjedhjen e cigareve

Inspektorati Policor ka arrestuar një pjesëtar të Njësisë Speciale...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka lajmëruar përmes një postimi se nëna e tij, Rukë Haradinaj është operuar në zemër.

Ajo ka bërë zgjerimin e arteries dhe e ka vendosur stendën, transmeton Indeksonline.

Ish-kryeministri ka lajmëruar se nëna e tij tash është në gjendje stabile dhe se me sukses po e kalon këtë krizë.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Nana Rukë sapo kaloi suksesshëm një krizë shëndetësore. Ajo bëri intervenim në zemër, zgjerim arterie dhe vendosje të stendës.
Me këtë rast, falënderoj Prof. Dr. Xhevdet Krasniqi, Dr. Fisnik Veliu, Dr. Hamzën, si dhe infermierët Mustafë Qela, Agron Haxholli dhe Granit Bregaj, që kryen intervenimin. Po ashtu, falënderoj mjekët e Emergjencës Dr. Basri Lenjani, Dr. Arbër Hamiti dhe Dr. Vlora Tishukaj, si dhe të gjithë stafin e Qendrës Spitalore Universitare të Kosovës.
Nana Rukë është në gjendje stabile dhe me sukses po e tejkalon këtë krizë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz