BallinaLajmeBekim Jashari reagon për aksidentin me fatalitet në Skenderaj

Bekim Jashari reagon për aksidentin me fatalitet në Skenderaj

Të ngjajshme

Pas deponimeve në BQK, nisin hetimet për falsifikim parash

Një qytetar është ankuar se gjatë periudhës 16–23.04.2026, nga...

U.D Presidentja Haxhiu në ora 14:00 pret në takim kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqin

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës,...

Goditi shtyllën elektrike derisa po drejtonte motoçikletën, vdes shoferi në Gjakovë

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur dje rreth orës...

Një person ka vdekur gjatë një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Runik – Klladernicë, në komunën e Skenderajt.

Ndërsa një tjetër person pjesëmarrës në aksident është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook.

I pari i Skënderajt i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

Nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj, u informova që sonte ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor në rrugën Runik – Klladernicë, përkatësisht në kufirin Kostërc – Klladernicë, me ç‘rast një person me iniciale Xh.H ka humbur jetën ndërsa një tjetër është lënduar rëndë.

Ekipet mjekësore nga QKMF Skenderaj, me marrjen e informatës kanë reaguar menjëherë duke shkuar në vend të ngjarjes dhe dhënë ndihmën e parë për personat e lënduar.

I lënduari që ka mbijetuar, pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Gjendja e tij shëndetësore fatkeqësisht është e rëndë.

Në emër të komunës së Skenderajt dhe në emrin tim personal shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hasani nga fshati Klladernicë.

Njëkohësisht bëj apel tek të gjithë qytetarët që të shtojnë kujdesin gjatë vozitjes në komunikacion.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz