back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaRegjionaleMitrovicë e VeriutBahtiri: Veriu i Mitrovicës është i hapur, Qeveria nuk po e zbaton...

Bahtiri: Veriu i Mitrovicës është i hapur, Qeveria nuk po e zbaton izolimin për komunat veriore

Të ngjajshme

U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet e më pas lirohet i dyshuari

Një person është arrestuar të premten mbrëma në fshatin...

Arrestohet një person në Prizren, i konfiskohen lëndë narkotike

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren,...

Gjilan: Arrestohet i mituri pas sulmit me thikë ndaj dy bashkëmoshatarëve

Një i mitur është arrestuar në Gjilan nën dyshimin...

Parashikimi i motit për sot, i vranët dhe mjegull

Sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me...

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se masat për izolim të vendit gjatë vikendit nuk do të kenë efekt për mbrojtje nga COVID-19 dhe se në veri të Mitrovicës subjektet afariste po vazhdojnë sot veprimtaritë e tyre normalisht.

Bahtiri përmes një postimi në Facebook ka thënë se masat e marra pa planifikimin e duhur tregojnë që Qeverisë së Kosovës i ka humbur rruga në parandalimin e përhapjes së COVID-

Sidoqoftë, nëse kjo Qeveri beson se vendimi për izolim të vendit ka sukses, atëherë pse nuk po e zbaton vendimin edhe në komunat veriore të Kosovës, ku subjektet afariste atje po e vazhdojnë sot veprimtarinë e tyre normalisht dhe mund të jetë burim potencial i potencial i përhapjes së COVID-19″, ka shkruar Bahtiri.

Postimi i plotë i Agim Bahtirit:

Masat e djeshme të Qeverisë së Kosovës për izolimin e vendit gjatë vikendit janë masa jo adekuate, pa vizion dhe për pasojë nuk do të prodhojnë efekte të duhura për mbrojtje nga COVID-19.

Këto masa të marra pa planifikim të duhur, e që u tha se duhet të zbatohen 3 orë pasi janë marrë, tregojnë se Qeverisë së Kosovës i ka humbur rruga në parandalimin e përhapjes së COVID-19, infektimet nga i cili po rriten si pasojë e pa aftësisë së kësaj qeverie për ta menaxhuar situatën. Zaten duhet me qenë shumë optimist për të pasur pritje më të mëdha nga një qeveri jolegjitime, për të cilën nuk ka votuar populli.

Sidoqoftë, nëse kjo Qeveri beson se vendimi për izolim të vendit ka sukses, atëherë pse nuk po e zbaton vendimin edhe në komunat veriore të Kosovës, ku subjektet afariste atje po e vazhdojnë sot veprimtarinë e tyre normalisht dhe mund të jetë burim potencial i potencial i përhapjes së COVID-19.

Me mos-veprim për shtrirje të autoritetit shtetëror edhe në pjesën veriore të Kosovës, Qeveria faktikisht në mënyrë indirekte po jep sinjale si nuk i intereson sovraniteti i Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz