back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeKryetari i Malishevës në gjendje të rëndë prej COVID-19, po trajtohet në...

Kryetari i Malishevës në gjendje të rëndë prej COVID-19, po trajtohet në Infektivë

Të ngjajshme

Konjufca tregon pse nuk u arrit ndonjë koalicion me opozitën për formimin e Qeverisë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për...

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një...

Tahiri: Në garën për Mitrovicën nuk isha me Faton Pecin, por me Albin Kurtin

Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)...

Kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj, i është përkeqësuar shëndeti pas infektimit me koronavirus dhe është transferuar për në Klinikën Infektive në QKUK.

Fatkeqësisht, edhe 10 ditë pasi ka dalë pozitiv ai po vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësi i tij, Hajdin Berisha, i cili tregoi më shumë detaje për shëndetin e Begajt.

“Që në mëngjesin e të hënës ai është dërguar në Infektivë në QKUK dhe po trajtohet. Ende konsiderohet që e ka gjendjen e vështirë. Nuk e ka kaluar rrezikun edhe pse është dita e 10-të. Për të po kujdesen sa po munden mjekët e Infektivës. Po shpresojmë shumë që të kalojë rrezikun dhe të kthehet shëndosh”, ka thënë Hajdini për Klanin.

Begaj nuk ka pasë ndonjë sëmundje tjetër shoqëruese.

Rezultati se është pozitiv në koronavirus Begajt i kishte shkuar të shtunën, më 31 tetor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz