back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmePrindërit e Thaçit ende nuk e kanë marrë vesh lajmin për konfirmimin...

Prindërit e Thaçit ende nuk e kanë marrë vesh lajmin për konfirmimin e aktakuzës ndaj djalit të tij

Të ngjajshme

Vdes një i paraburgosur në Qendrën Korrektuese të Hajvalisë

I paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, me...

Dajaku: Kjo është një nga fitoret më të mëdha në histori të Kosovës

Emisioni sportiv “Favorit” vjen me një edicion special sonte,...

Osmani e Kurti festojnë bashkë golin e Kosovës ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri...

Imri Ahmeti pritet ngrohtë në Shalë

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, është pritur ngrohtë në...

Konfirmimin e aktakuzës ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi e kanë pritur me shqetësim banorët e fshatit Burojë, vendlindja e Thaçit.

Në këtë fshat jetojnë po ashtu prindërit e presidentit Thaçi, të cilët ende nuk janë njoftuar për ngritjen e aktakuzës për krime lufte ndaj djalit të tyre, shkruan Reporteri.

Këtë e ka konfirmuar për T7 një nga banorët e këtij fshati, i cili ka thënë se babai i Thaçit ende nuk e ka marrë vesh këtë lajm, kjo për shkak edhe të shëndetit të tij.

Ndryshe, ish-presidenti Thaçi ka njoftuar përmes një konference për media se gjyqtari i procedurës paraprake të Dhomave te Specializuara ka konfirmuar aktakuzën e ngritur nga Prokurori i Specializuar.

Thaçi në konferencë njoftoi se në Hagë do të udhëtojë si qytetar i Kosovës dhe jo si president i vendit, çka edhe ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Në Hagë do të udhëtojë edhe ish-kryetari i PDK’së, Kadri Veseli të cilit i është konfirmuar gjithashtu aktakuza nga Specialja. /Reporteri.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz