back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeJep dorëheqje Hashim Thaçi

Jep dorëheqje Hashim Thaçi

Të ngjajshme

Azemi: Paga minimale s’mjafton për jetesë, 400 punëtorë të UP paguhen nën minimum

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat...

Dembele flet për kohën e tij te Barcelona: Jam i lumtur për gjithçka që ndodhi

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembélé, ka folur hapur...

Rusia sulmon për herë të parë selinë e qeverisë së Ukrainës

Ndërtesa kryesore qeveritare e Kievit është dëmtuar si pasojë...

Maloku: Bllokada politike ka izoluar Kosovën, mbi 1 miliard euro fonde të BE-së në rrezik

Politologu Albinot Maloku ka paralajmëruar se bllokada politike pas...

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët, temperatura deri në 30 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se...

Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje, pasi ka njoftuar se i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti në konferencën para mediave.

“Para pak çasteve jam informuar prej njerëzve kompetentë se zyrtarisht Gjykatësi ka konfirmuar aktakuzën ndaj meje”, ka thënë presidenti Thaçi para mediave.

Ai ka thënë se këto nuk janë momente aspak të lehta për të dhe familjen e tij.

Dorëheqje nga politika sot ka dhënë edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli, pasi edhe atij i është ngritur aktakuza.

Bashkë me Thaçin e Veselin, deri tash dihet se u është konfirmuar aktakuza edhe deputetit Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.

Të gjitha të akuzuarit kanë qenë prej udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Akuzat e tyre kanë të bëjmë me krime që Prokuroria Speciale pretendon se i kanë kryer ata.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz