back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmePolicia i largon gazetarët nga hapësira para shtëpisë së Jakup Krasniqit

Policia i largon gazetarët nga hapësira para shtëpisë së Jakup Krasniqit

Të ngjajshme

Policia e Kosovës i ka larguar gazetarët nga hapësira para shtëpisë së Jakup Krasniqit, ku Zyra e Prokurorit të Specializuar, po kryen bastistje që nga mëngjesi, raporton Express.

Gazetarët janë detyruar që të dalin në ballkonin e një shtëpie që gjendet përballë asaj të Krasniqit, në mënyrë që të marrin pamje nga ky aksion.

Se po kryhen basistje në disa lokacione në Prishtinë e kanë konfirmuar edhe nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Megjithatë, nuk kanë dhënë më shumë informacione.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, thuhet në njoftim./Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz