back to top
Thursday, September 4, 2025
BallinaLajmeDeputetët nuk e votojnë heqjen e homologimit të veturave që i lë...

Deputetët nuk e votojnë heqjen e homologimit të veturave që i lë pa monopol Devollët

Të ngjajshme

Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në Vushtrri

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, ka bërë të ditur se...

Aksidentohet një autobus dhe një veturë në Prishtinë, lëndohen katër persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes, saktësisht...

Liverpooli zbulon listën për ndeshjet e UEFA Champions League, një yll lihet jashtë

Skuadra e Liverpoolit ka zbuluar listën e futbollistëve për...

Ka dështuar sërish ndryshimi i Ligjit për Automjete, me anë të të cilit do të hiqej homologimi i veturave, raporton Gazeta Express.

Me 32 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, nuk ka arritur të kalojë ndryshimi i Ligjit për Automjete, në mungesë të kuorumit.

Ndryshimi i këtij Ligji, i propozuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, do të hiqte homologimin e veturave që vijnë nga jashtë Kosovës.

Për kontrollimin e veturave që vijnë nga jashtë e që shteti i ka dhënë gjithmonë licencë vetëm kompanisë QAK – Eurolab, në pronësi të Shkëlqim Devollit, homologimi është konsideruar edhe nga Bashkimi Evropian si i panevojshëm.

Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Automjete ka dalë edhe herëve të tjera në votim, por ka dështuar. Gjatë debatit parlamentar për këtë propozim partitë e koalicionit qeverisës, LDK, AAK e Nisma kanë qenë kundër. As PDK-ja nuk e ka përkrahur kalimin e ndryshimeve të ligjit.

Pro kanë dalë publikisht dy deputetët e AAK-së, Bekë Berisha e Donika Kadaj – Bujupi. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz